Kroaci-Brazil dhe Holandë Argjentinë. Kupa e Botës në Katar rifillon pas dy ditë pushimesh me dy çerekfinalet e para. Pesë herë kampionët e botës, që i mundën kroatët në dy ndeshjet e mëparshme të Botërorit, më 2006 dhe 2014, e nisin me statusin e super favoritëve kundër nënkampionëve të botës në fuqi (duke filluar nga ora 16:00).
Neymar ëndërron gjysmëfinalen kundër fituesit të çiftit të mbrëmjes, që do të luhet mes Argjentinës së Messit dhe Holandës. Ndeshja spektakolare kundër Koresë së Jugut tregoi përmasën cilësore të skuadrës në dispozicion të trajnerit Tite.
Pak lodhje pas fitores me penallti (120 minuta lojë mbaruan në barazimin 1-1) ndaj Japonisë për kroatët në 1/8 finale, por gjithsesi me një dëshirë të madhe për të mahnitur. Kombëtarja e trajnerit Dalic nuk ka ndërmend të ndalet tani, e bindur për mjetet dhe forcën e saj.
Kroacia ka një grup solid lojtarësh dhe mund të mbështetet në përvojën e një mesfushe të përbërë nga Luka Modric, Marcelo Brozovic dhe Mateo Kovacic. Përveç gabimit absolutisht pa dhimbje me Kamerunin në fazën e grupeve, Brazili shkëlqeu si me Zvicrën, ashtu edhe me Serbinë. Më pas thuajse bëri shaka me koreano-jugorët.
Argjentina e Messit është thirrur të kapërcejë fortesën e Hollandës së Van Gaal, i cili mediton për hakmarrjen e tij. Në vitin 2014, portokallinjtë që ai drejtonte u eliminuan në gjysmëfinale nga Albiceleste. Pra, është e pashmangshme që 8 vite më vonë trajneri veteran të dëshirojë ta heqë shijen e hidhur nga goja e tij.
“Dua shumë të heq qafe këtë shije të hidhur që kam që nga viti 2014”, – ka rrëfyer trajneri 71-vjeçar. Por ai do të përballet me një skuadër që pas hapit të gabuar ndaj Arabisë Saudite e gjeti veten, nën udhëheqjen e yllit Lionel Messi.
“Pleshti” është mësuar me fortesa të zhveshura, ndërsa portokallinjtë kanë një ndër mbrojtjet më të pakalueshmet të këtij Botërori, që ka pësuar vetëm dy gola në katër ndeshje.
/s.f