Një operacion anti-drogë i policisë ka nisur që prej orëve të para të mëngjesit në Itali ku deri më tani raportohet se në pranga kanë rënë disa shqiptarë. Operacioni po zhvillohet në komunën Città delle Pieve, të Perugias.
Shqiptarët e arrestuar, sipas asaj që raportohet në mediat italiane akuzohen për trafik droge, veçanërisht hashash dhe kokainë, ndërsa detaje të tjera rreth operacioni të policisë italiane do të bëhen të ditura në vijim.
Disa agjentë morën masa për ekzekutimin e urdhrave të paraburgimit në burg, pas një hetimi që bëri të mundur konstatimin se grupi i shqiptarëve që drejtonte prej disa kohësh një treg të lulëzuar të trafikut të drogës ishte aktiv në zonën e liqenit “Trasimeno”.
/s.f