Policia ka zhvilluar nje operacion blic për kapjen e personave në kërkim. Ooeracioni është zhvilluar për kapjen e personave të shpallur në kërkim në sajë në kuadër të “Plumbit të Artë”.
Kontrolle janë zhvilluar në disa qytete të vendit, ndërsa vëmendja kryesore ka qenë në qytetin e Elbasanit. Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit për kapjen e personave që lëvizin të armatosur apo shpallur në kërkim.
Deri tani asnjë person me rëndësi për organet e drejtësisë, nuk është venë në pranga, ndërsa ka rezervime sa u përket informacioneve që ka patur në lidhje me personazhet e njohura kriminale që ende ja në kërkim.
20 persona janë arrestuar deri tani në kuadër te operacionit “Plumbi i Arte” ndërsa në kërkim ndodhen edhe 12 të tjerë nga 32 urdhër arrestet e firmosura nga Gjakata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesë të SPAK.
/s.f