Një 18-vjeçar, student i vitit të parë është tani kryebashkiaku më i ri me ngjyrë në historinë e SHBA-së, pasi mundi kundërshtarin e tij në një qytet të vogël të Arkansas.
Jaylen Smith, një e sapo i diplomuar në shkollën e mesme “Earle”, u shpreh se megjithëse ishte i sigurt se do të fitonte balotazhin e zgjedhjeve të martën, ai ishte ende i suprizuar dhe nuk i besohet kur mori lajmin për fitoren.
Ai do të jetë kryebashkiaku i Earle, një qytet me pak më pak se 2,000 banorë, sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2020 , pranë Memphis, Tenesi.
“U ndjeva shumë mirënjohës! Pata reagimin më të çmendur të fytyrës kur fitova! Ishte një bekim i tillë,” tha Smith për NBC News, duke shtuar se prindërit e tij janë krenarë për të dhe e kanë mbështetur fushatën e tij “në çdo hap të rrugës”.
Smith mori 218 vota ndërsa kundërshtari i tij, Nemi Matthews Sr., fitoi 139, sipas The Hill . Smith tha se ai vendosi të kandidojë për kryetar bashkie në fillim të vitit të tij të fundit, me inkurajimin e kolegëve të tij anëtarë të shoqatës së qeverisë studentore. Ai tha se e kupton plotësisht rëndësinë historike të fitores së tij.
“Ndihet e mrekullueshme. Brezat dhe gjeneratat e njerëzve do të lexojnë për këtë moment historik”, tha ai.
/s.f