Është një garë me kohën në Indi për të shpëtuar një fëmijë që ka rënë në një pus në shtetin qendror të Madhya Pradesh.
Operacionet për shpëtimin e 8-vjeçarit Tanmay Sahu kanë nisur prej më shumë se 24 orësh.
Djali i vogël ra teksa luante mbrëmjen e së martës dhe ngeci në një thellësi prej rreth 17 metrash, i zhytur në baltë.
Ekipet e shpëtimit, të cilët po e furnizojnë me oksigjen, nuk kanë mundur të konstatojnë gjendjen e tij.
Puset artezianë janë të përhapur në fshatrat indiane, por duke qenë se ngelen pothuajse gjithmonë të pambuluara, përbëjnë një rrezik serioz sidomos për fëmijët, duke shkaktuar çdo vit aksidente të shumta të këtij lloji.
/a.r