Kryeministri Edi Rama ka uruar ditën e Rinisë me vargjet e poezisë së shkruar nga poeti Migjeni (Millosh Gjergj Nikolla).
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama zgjodhi ‘Poezinë e Rinisë’ për të uruar 8 dhjetorin, që shënon 30 vjetorin e rënies së komunizmit në vendin tonë.
Postimi i Plotë nga Rama dhe poezia e Migjenit:
Mirëmëngjes! Dhe me vargjet e një kolosi të madh të letrave shqipe, në këtë të Ditë të Rinisë, ju uroj të gjithëve t’ia kaloni sa më mirë, ndërsa ti,
“Rini, thueja kangës ma të bukur që di!
Thueja kangës sate që të vlon në gji.
Nxirre gëzimin tand’ të shpërthejë me vrull…
Mos e freno kangën! Le të marri udhë.
Thueja kangës, rini, pash syt e tu…
Të rroki, të puthi kanga, të nxisi me dashnu
me zjarrm tand, rini… Dhe të na mbysi dallga prej ndjenjash të shkumbzueme q’i turbullon kanga.
Rini, thueja kangës dhe qeshu si fëmi
Kumbi i zanit të përplaset për qiellë
dhe të kthejë prap te na – se hyjt ta kanë zili
e na të duem fort si të duem një diell.
Thueja kangës, Rini! Thueja kangës gëzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote”