Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka treguar përjetimin e tij në momentin e goditjes së ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës një ditë më parë.
I ftuar në emisionin “Open”, Nesho tha se protestuesit nuk e kuptuan fillimisht që Berisha u sulmua. Në momentin që e morën vesh, vazhdon Nesho, ata u elektrizuan.
Sipas Neshos, nëse protesta do të kishte agravuar në dhunë, atëherë kjo do t’i shërbente vetëm Edi Ramës.
Nesho: Shumë kurajoz. Më impresionoi me cilësitë e një lideri që e kuptonte. Atë që ndjeva vetë, ishte që turma u elektrizua. Mendo një lider historik si Berisha dhe përkrahësit e tij kur morën vesh që u godit ai, gjithë turma u elektrizua. Në një moment ti e ndjeje që nuk e kontrolloje turmën, nuk them për personalitetet si zoti Noka apo Meta që nuk ishin goditur.
Pyetje: E ndjenit që nuk mund ta kontrollonit turmën?
Nesho: Padiskutim. Ky ishte një nga qëllimet. Ata kishin si synim të linin një turmë të pakontrolluar, dhe zoti Rama të thoshte që “ne duam ta çojmë në Europë Shqipërinë, ndërsa këta dhunojnë”. Ata prisnin që reagimi i turmës të çonin në fatalitet personin. Do ishte sukses për ata. Do e kthenin nga një ngjarje e shëmtuar kriminale, do e manipulonin.
Pyetje: A tha dicka në atë moment Berisha?
Nesho: Ai ishte shumë i fortë, e pa gjakun. U përpoq të shikonte. Nuk e dija sa ishte intensiteti i goditjes. Ai u mbështet, e mbajti veten. Përkrahësit i erdhën, u ngrit menjëherë dhe kërkoi të vinte tek turma. Nuk e kuptuam as ne çfarë ndodhi, kur e pamë në televizion agresionin.
/e.d
Ju lutem mos e nxirrni me kete bastard te kohes se shkuar.
Ky ka nje te kaluar te felliqur si familjare ashtu edhe vete si individ. Eshte krijese qe duhet vetem peshtyre. Thjesht eshte kurvar (po pohoj vetem nje nga veset e shumta te ketij plehre.
Ju lutem mos e ndyni pamjen e bukur te gazetes Java me surrarin dhe emrin e kesaj race te poshter, me te birin e Gaqo Neshos dhe Tana Neshos (Kondi) vemjeve te Vlores.
Dhe dicka ne fund. Ky ka edhe nje moter dhe nje VELLA.