Samiti i zhvilluar në Tiranë mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian mblodhi 44 delegacione të ndryshme. Kjo është shfrytëzuar nga disa krerë shtetesh për të zhvillua takime bilaterale.
Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, ndërsa akoma nuk është bërë publik se çfarë është diskutuar mes tyre.
Po ashtu kreu i qeverisë zhvilloi bisedoi edhe me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, mbi marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon, Shqipërinë në procesin e integrimit në BE dhe mbështetjen e Greqisë në këtë rrugëtim.
/e.d