Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur liderët e parë të BE dhe Ballkanit Perëndimor të cilët do të marrin pjesë në Samitin që zhvillohet në Tiranë.
Aktiviteti mbahet në ambientet e hotelit të ri të sapohapur në kullën e stadiumit “Air Albania”.
Përfaqësuesja e parë e BE që ka mbërritur dhe është pritur nga Kryeministri Rama, ishte Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Pas saj mbërritën eurokomisioneri Oliver Varhelyi, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Kovaçevski etj.
AXHENDA E SAMITIT BE-BALLKAN NË TIRANË
9:30 – Mbërritja e liderëve
10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming
10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë
11:00 – Fillon seanca plenare (I)
11:45 – Foto familjare
12:15 – Seanca plenare (II)
14:30 – Konferenca e liderëve
/a.r