Miqtë e parë kanë mbërritur në Tiranë. Kryeministri hungarez Viktor Orbán dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, mbërritën në Shqipëri mbrëmjen e kësaj të hëne për Samitin historik BE-Ballkani Perëndimor. Ato janë pritur nga ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.