Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vuan nga sindroma e mashtrimit, e njohur ndryshe si sindroma e mungesës së vetëbesimi. Ajo e ka zbuluar në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”.
Sakaq, 27-vjeçarja tregoi se preferon të bëjë një pushim të shkurtër nga rrjetet sociale sa herë që është duke punuar për një këngë. Ajo theksoi si sindroma e saj “mashtruese” e ndihmon në këtë proces.
“Shpesh herë them ‘O Zot, a duhet të ndjej kaq shumë dhimbje që të jem e mirë në atë që bëj?”, u shpreh Dua.
Kujtojmë që pak ditë më parë, ajo mbajti në sheshin Skënderbej koncertin e fundit të turneut botëror “Future Nostalgia”. Ylli shqiptar me famë botërore zgjodhi 28 Nëntorin, një datë shumë të rëndësishme për shqiptarët për të mbyllur turneun pas më shumë se 90 koncertesh.
Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë. Po kështu, sipas kësaj faqeje, këngëtarja shqiptare ka thyer rekord si koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori.
/e.d