Hekuri është mineral jashtëzakonisht i nevojshëm për trupin e njeriut. Ai është pjesë e të gjitha qelizave dhe ndihmon në shumëçka organizmin. Hekuri është element esencial për prodhimin e gjakut. Rreth 70 për qind e hekurit në trupin e njeriut është në qelizat e kuqe dhe në muskuj.
Falë tij njeriu ka sistem më të fortë imunitar dhe ndihmon në bartjen e oksigjenit nëpër trup.
Burime të mira të hekurit, sipas “Health”, janë:
Mushkëri pule
Mish gjedhe
Drithërat
Spinaqi
Fasule