Mediat italiane bëjnë me dije se një varkë e vogël, rreth 6 metra u mbyt mbrëmjen e djeshme në ujërat e Lampedusa.
Tridhjetë e dy migrantë, përfshirë 3 gra, u shpëtuan nga anija patrulluese CP327 e Rojës Bregdetare.
Megjithatë, janë katër të zhdukur, duke përfshirë dy fëmijë të moshës 6 muajsh dhe 6 vjeç, prindërit e të cilëve zbarkuan së bashku me 30 emigrantët e tjerë në Lampedusa. Dy të tjerët prej të cilëve nuk ka më asnjë lajm janë dy burra.
/e.d