Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 15 vjeçar, i cili ishte I dënuar me arrest shtëpie, por ka tentuar të largohet në drejtim të Tiranës.
Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se adoleshenti është autor i vjedhjes në një local në Gjirokastër, ku ka marrë një shumë parash dhe pije të ndryshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. Ll., 15 vjeç, pasi u kap duke udhëtuar nga Gjirokastra, në drejtim të Tiranës, në shkelje të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, e cila i kishte caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu, nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm është autor i vjedhjes me thyerje, në një lokal, në lagjen “Varosh”, ku ka marrë një shumë parash dhe produkte të ndryshme (pije), ngjarje kjo, e ndodhur ditën e djeshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
/s.f