Ashtu si Adriana Kalaja, edhe kandidati tjetër i primareve ne PD, ish-dhjetoristi Fatmir Mekoçi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Belind Këlliçit.
Përmes një statusi në rrjete sociale, Merkoçi thote se fitues doli mosmirënjohja, servilizmi, interesaxhiu dhe propaganda e Edvinit dhe e sorosjanëve brenda PD-së.
Duke e cilësuar një votim të komanduar, Merkoçi shpreh bindjen se ajo gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.
Statusi i plotë:
Anëtar të P.D.
Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje.
Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua
Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe.
Ka humbur vizioni,
Ka humbur fitorja.
Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera
Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu.
Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D.
Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan
E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës
Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite
Kujdes spiunët
/a.r