Që Australia të mundte Argjentinën në ndeshjen e tyre të Kupës së Botës, të shtunën mbrëma, pak njerëz besonin. Ndoshta këtë gjë nuk e llogarisnin as vetë “kangurët”. Dhe në fakt ashtu rezultoi, sepse Lionel Messi me shokë fituan 2-1, por jo aq lehtë sa mendohej.
Sidomos fundi i ndeshjes u bë i komplikua për gjigantët amerikano-jugorë. Vetë australianët e kërkonin mrekullinë edhe nga jashtë fushës së lojës, shpresonin të kishin fatin me vete, tentuan edhe përmes magjisë.
Në fund të fundit, ata luanin jo vetëm kundër kombëtares së renditur e treta në botë (klasifikimi i fundit i FIFA-s), por edhe Lionel Messit, ndoshta lojtari më i madh i të gjitha kohërave.
“The West Australian” iu ka treguar lexuesve kukullën “vudu” Messi në faqen e parë, e cila është përdorur për të ndihmuar “Socceroos” të mposhtnin Argjentinën. Kjo lloj magjie rezultoi e paefektshme në fund të fundit.
Çfarë nënkuptonte kjo gjë? Kukullës i ishin ngulur disa gjëlpëra në trup. Në Argjentinë, kjo magji njihet me emrin “gualicho”, ndërsa në botë njihet me emrin “woodoo”.
Gazeta në fjalë australiane shkroi mbi magjinë e zezë në këtë rast:“Menduam ta ndalnim kështu Messin, ta paralizonim atë. Përdorëm një kukull “woodoo” për të ndihmuar kombëtaren tonë, por nuk patëm sukses”.
/a.r