Gjykata greke ka dënuar me burgim të përjetshëm, 40 vjeçarin shqiptar, Florand Shehun i cili një vit më parë kreu krimin e rëndë ku i mori jetën bashkëshortes së tij 31 vjeçare, Anisa Shehu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit të kaluar kur Florind Shehu duke përdorur thikën e tij të mishit në lokalin ku punonte, sulmoi bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas u dorëzua në polici. Në dëshminë e dhënë, shqiptari tha se xhelozia e çmendur për bashkëshorten e tij e kishte shtyrë drejt krimit makabër.
Familjarët e viktimës e kanë akuzuar autorin për paraplanifikim të ngjarjes. Ndërsa mediat greke shkruajnë se vrasja mund të ishte parandaluar nëse policia do të hetonte më me kujdes telefonatat e bëra nga 31 vjeçarja shqiptare e cila vazhdimisht kishte denoncuar në polici burrin e saj.
/s.f