Në kuadër të operacionit policor të koduar “Complication” është shpallur në kërkim qytetari me iniciale A.M. i cili kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëpunëtorit të tij, 24-vjeçarit me inciale A.Ll.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi A. M., së bashku me 24-vjeçarin A. Ll., administronin së bashku një lokal, në rrugën “Marie Kraja” në Tiranë, të cilin e kishin vendosur në dispozicion për përdorimin e lëndëve narkotike.
Policia njofton se A.M kishte kanosur bashkëpunëtorin e tij, 24-vjeçarin me inciale A.Ll, e kishte dhunuar dhe e shtrëngonte për dhënie pasurie pasi ky i fundit konsumonte lëndë narkotike dhe nuk kryente pagesën për të.
Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht klientët në lokal 34-vjeçari E. R., dhe 33-vjeçari E. C., pasi kanë pasur dijeni për ngjarjen dhe nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e këtij lokali, Policia i gjeti klientit të lokalit K.M. një dorezë metalike, një sasi lënde e dyshuar narktotike e llojit cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me 3 aparate celulare dhe mjete që shërbejnë për konsumim të lëndëve narkotike. Policia bëri të mundur arrestimin e K.M., i cili ishte klient në këtë lokal.
Po punohet për kapjen e shtetasit A. M., i cili kanosi me bashkëpunëtorin e tij. Ky i fundit A.Ll u procedua penalisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
/a.r