Belind Këlliçi ka zhgënjyer në ‘primaret’ e PD për Bashkinë Tiranë, pavarësisht mbështetjes që kishte nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Gara brenda PD për Tiranën zhvillohej mes Belind Këlliçit, Ilir Alimehmetit, Adriana Kalasë, Fatmir Merkoçit, Enjelejda Fejzajt, Julian Dedajt dhe Gerti Bogdanit.
Mirëpo në fund të numërimit final rezulton se Këlliç shkon në një tjetër raund me Alimehmetin. Dy kandidatët duhet të përballen me 11 dhjetor sërish në zgjedhje partiake.
Rezultati final i 4 Dhjetorit:
Belind Këlliçi 4,040 vota
Ilir Alimehmeti 2,196 vota
Gerti Bogdani 1,819 vota
Adriana Kalaja 128
Julian Deda 157
Enkelejda Fejzaj 66 vota
Fatmir Merkoçi 35
Të pavlefshe 29 vota!
Gara për Tiranën në PD është përfolur prej disa javësh dhe se Belind Këlliçi do të ishte kandidati i Sali Berishës me pëlqimin e Ilir Metës. Gjatë kohës që Meta ishte President, ky i fundit nuk ka ngurruar që të nxjerrë SMS-të private që ka shkëmbyer me Këlliçin.
Thelbi i SMS-ve ishte që Këlliçi i kërkonte Metës mendim nëse duhet të kishte dhunë në protestat e opozitës, apo jo.
/a.r
Cudi qe NUK fitoi July Deda ,se este itelektuali madh !