Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi sqaroi në emisionin RinON në Euronews Albania përplasjen Braçe-Balla lidhur me buxhetin për bujqësinë.
Koçi u shpreh se nuk ka ndodhur ndonjë sherr mes dy deputetëve, por vetëm një prononcim në të cilin Braçe mbron propozimin e tij.
“Nuk ka ndodhur ndonjë sherr, ka pasur një prononcim që Erioni gjykon se i ashtuquajturi refuzim ka ardhur nga Balla. Në fakt propozimi i Braçes nuk ishte ndonjë përplasje me formatin e buxhetit të propozuar nga qeveria. Mendoj që çështja nuk duhej çuar deri në seancë, dukej zgjidhur brenda grupit.
Brace s’e ka lënë mandatin. Gjykoj se një pjesë e propozimeve që bën Braçe janë pozitive dhe bën një përpjekje për të zgjidhur më mirë disa problematika në zonat rurale”, tha Koçi./m.j