Në Prishtinë ka nisur takimi i thirrur nga presidentja, Vjosa Osmani me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ku i pranishëm ka qenë edhe kryeministri, Albin Kurti. Mbledhja vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kosovë, ku Hamide Magashi e cila ishte shtatzënë, u vra me armë zjarri nga ish bashkëshorti, Sokol Halili pranë Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.
Në mbledhje kanë marrë pjesë edhe krerë të tjerë të institucioneve të drejtësisë dhe shoqërisë civile. Mbrëmjen e djeshme janë mbajtur protesta para qeverisë dhe QKUK-së në Kosovë, ku u kërkua që vrasja e grave në Kosovë të trajtohej si urgjencë kombëtare. Nga ana tjetër kryeministri, Kurti ka bërë thirrje për shkarkim të zinxhirit të personave përgjegjës.
/e.d