Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Sali Berishën si një gënjeshtër lëvizëse dhe një mashtrues profesionist, duke thënë se ajo që ish kryeministri thotë sot, i harron nesër. E mbi këtë pikë, Rama ka lexuar se çfarë ka thënë një javë më parë Berisha, në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit.
“U morë me Nexhmijen, me John Kerryn, me kë su more, por nuk u more me thelbin e pyetjes sime. Pse gënjen dhe pse gënjeni për Byronë kombëtare të Hetimit?
Më përmend mua këtu Komisionin e Vencias opinionin e vet… Zotrote dole javën e kaluar dhe ja cfarë ke thënë, meqë s’ke kurajon ta thuash, sepse je një gënjeshtrar profesionist. Gënjeshtari profesionist meret me gënjeshtrën e ditës, dhe jo me atë të javës së shkuar.
Ja çfarë ke thënë:
‘Cfarë ka byroja hetimit, jua them unë, absolutisht, (se e ke ktë absolutisht), ligji amerikan përputhet tërësisht me komisionin e Venecias. Kush e pengon këtë? Ja ku është,(dhe më drejtohesh mua) kryetari i PD i ka thënë ndërkombëtarëve, silleni menjëherë ta votojmë. Pra të enjten, ju keni konfirmuar draftin që ne kemi sjellë…”- tha Kryeministri.
Rama ndërpritet nga demokrati Flamur Noka dhe kreu grupit Edi Paloka.
“Ju lutem mos më ndërprisni, me kto gishtat në ajër, sepse e keni edhe ju të regjistruar se cfarë keni thënë në konferencë kryetarësh, por nuk po merrem me to.”
Kryeministri tha se drafti i sjellë nga qeveria është 100% konform propozimeve të ndërkombëtarëve, gjë të cilën kanë kërkuar prej kohësh rivalët e PD-së.
“Drafti për byronë është i konfirmuar 100% me ndërkombëtarët. Kryetari juaj, drejtori i kopshtit pa drekë, ka dalë përditë, duke thënë ta miratojmë, ndërkohë që unë në këtë tribunë e kam thënë që drafti është gati dhe ne konsiderojmë që draftin do duhet ta marrë në shqyrtim komisioni reformës. Por jo ka thënë ky këtu,(Berisha), që është një gënjeshtër lëvizëse, një gënjeshtër ambulante. Sikur gënjeshtra të kishte një fytyrë në botë, ajo do të ishte fytyra e Saliut.”- theksoi Rama.
Vjen këtu e flet përçart duke nisur që nga epoka gurit.”- tha Rama.