Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social ka prezantuar punën e deritanishme në rikonstruksionin e Bilbiotekës së Beratit. Kryeministri shkruan se në vazhdën e Rilindjes Urbane, Berati është kthyer në vëmendjen e qeverisë pas 20 viteve harresë.
“Biblioteka e qytetit po transformohet rrënjësisht përmes programit kombëtar të Rilindjes Urbane, në një qytet ku pas njëzet e kusur vjetësh është kthyer vëmendja e qeverisë ndaj vlerave të nëpërkëmbura të trashëgimisë kulturore dhe territorit të prodhimit bujqësor.”- shkruan Rama.