John Aliten shumë pak e njohin… Ai është shqiptari që ka arritur më lart në rangjet e mafies në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Alite, një nga njerëzit më afër bosit John Gotti. Pas burgut ai publikoi librin Rregullat e Gottit. Historia vazhdon…
Po ashtu një tjetër shqiptar, regjisor në SHBA, e ka bindur atë për një dokumentar. Regjisori Andy Deliana tani ka publikuar trajlerin e këtij dokumentari, i cili ka ngjallur reagime të shumta në SHBA, pasi në dokumentar marrin pjesë jo aktorë, por figura të njohura të botës së krimit, transmeton Shqiptarja. Në dokumentar do tregohet natyra e mafies në New York dhe përfshirjen e elementëve shqiptarë në botën e krimit.
Shqiptari John Alite po konkurron në këtë mënyrë edhe një projekt të aktorit të Hollivudit John Travolta, i cili po realizon një film mbi jetën e mafiozit amerikan John Gottit.