Gjatë luftërave botërore Gjermania kishte pushtuar pothuajse gjithë Europën, duke hyrë edhe në territorin e Bashkimit Sovjetik. E gjithë Europa Qëndrore kontrollohej nga gjermanët, ndërsa pjesa tjetër nga Italia.
Por përjashtim bënte vetëm Zvicra, që qëndronte si një “ishull” në mes të Europës së pushtuar nga gjermanët.
Historiani Artan Lame, i ftuar në studion e Opinion në Tv Klan, ka shpjeguar se Zvicra nuk ishte në interesin e trupave gjermane për t’u pushtuar pasi ju shërbente si kanal për të kaluar arin gjerman.
Neutrale gjatë luftës kanë qëndruar edhe shtete të tjera, tha Lame, si Spanja, Portugalia dhe Suedia. Kjo e fundit, shpjegoi Artan Lame, shërbente vetëm si kanal komunikimi mes palëve të përfshira në luftë.
Artan Lame: Gjermania ka pushtuar gjithë Lindjen, pra ka vajtur deri afër Moskës.
–Ka hyrë brenda Bashkimit Sovjetik. Ka pushtuar gjithë Europën Qëndrore.
Artan Lame: Po po.
–Spanja është neutrale. Portugalia është neutrale.
Artan Lame: I vetmi shtet që mbijetonte këtej është Zvicra. Ka arsyet e veta. Për 24 orë po të donin gjermanët e pushtonin. Ka arsye sepse ishin i vetmi kanal ku mund të përfitonin nga valuta. Çdo gjë që ju duhej për ta blerë me valutë jashtë Gjermanisë, i vetmi kanal ishte Zvicra dhe i vetmi kanal ku mund të kalonte ari gjerman, kështu që Zvicra është histori më vete.
–Ishull i paprekur nga lufta.
Artan Lame: Po. Çfarë është me të kuqe këtu është Italia. Me gri është Gjermania. Italia ka një pjesë të mirë të Jugosllavisë, Shqipërinë e Madhe, bashkë me Kosovën, dhe Greqinë, një pjesë të Greqisë, pjesën më të madhe të Greqisë, se një pjesë e kishin trupat gjermane. Dhe Tunizinë veriun e Afrikës. Kjo ishte ndarja e dy blloqeve. Mbijetonin aleatët anglezët dhe Suedia që mbeti rreptësisht neutrale. Suedia gjatë gjithë luftës mbeti neutrale, shërbente vetëm si kanal komunikimi midis palëve për të shkëmbyer robërit ose për gjëra të këtij lloji.
/e.d