Anglia është kualifikuar për në fazën tjetër të Botërorit si vend i parë. Kombëtarja e “3 luanëve” mundi 0-3 Uellsin, në një sfidë që nuk ishte aq e lehtë.
Goli i parë i ekipit të Southgate erdhi në fillimin e pjesës së dytë, me anë të Rashford. Goli i sigurisë mban firmën e Foden, menjëherë më pas. Spektakli nuk mbaroi me aq, pasi Rashford do gjente sërish rrjetën.
Anglia e mbyll fazën e grupeve me 7 pikë në vendin e parë (do luajë ndaj Senegalit), me dy fitore dhe një barazim. Uellsi i Page ka një pikë dhe është në vendin e fundi të grupit B.