Hassan al- Thawadi, një zyrtar i lartë i Katarit, i cili është marrë me organizimin e Botërorit, ka pranuar në një intervistë se rreth 400-500 punëtorë humbën jetën gjatë ndërtimeve të tetë stadiumeve për Kupën e Botës.
Kjo deklaratë mund të rikthejë fuqishëm kritikat për vendin organizator, që më herët nëpërmjet Komitetit Suprem kishin thënë se numri i viktimave nuk ishte më shumë se 40.
Gjithsesi mediat ndërkombëtare kanë pretenduar se numri është shumë herë më i lartë, madje deri në 6500. Megjithatë kjo është hera e parë që Katari pranon se ka patur më shumë se 400 viktima për Kupën e Botës.
/e.d