Visar Berisha, që është miku dhe ish drejtori i Kryetarit te Prishtinës, udhëheq me kompaninë Index Kosova, e cila në mes tjerash merret edhe me sondazhe. Në fakt merret me mashtrime, duke përfituar përmes sondazheve, referon Express. Në muajin nëntor të vitit të kaluar Index Kosova, e cila udhëhiqet nga Visar Berisha, mik i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, por edhe ish drejtor i tij, ka realizuar një sondazh për gjendjen e mediave në Kosovë, për nevoja të kompanisë së marketingut të kompanisë Publicis. Ky sondazh nuk është publikuar asnjëherë për publikun, sepse ishte një mashtrim i madh. Ai është realizuar vetëm për nevoja të marketingut.