Gjykata dëshiron që në mënyrë të shpejtë të drejtojë rastin ‘Lagja e Trimave’ për të cilin akuzohen 29 persona. Deri në fund të marsit janë caktuar nëntë seanca, ndërsa e para është caktuar për nesër, transmeton Alsat-m. Edhe pse agjenda është e ngjeshur, ekspertët juridik presin që procesi gjyqësor të zgjasë. Ata presin që gjatë gjykimit të zbulohen shumë lojëra të prapaskenave që u paraprinë ngjarjeve të Kumanovës. Në fazën e parë të nëntë seancave prokuroria do të shpjegojë argumentet e saj mbi të cilat e bazon akuzën. Më pas mbrojtja do ti paraqesë kundër argumentet në favor të të akuzuarve.