Qeveria ka miratuar marrëveshjen për ndërtimin e rrugës së lumit të Vlorës.
Rruga do të kalojë në 76 fshatra dhe do të prekë rreth 50 mijë banorë që banojnë në këtë zonë, shkruan Dita.
Shuma që u miratua është 41 milionë dollarë dhe do të shkojë për fazën e parë të projektit: Vlorë – Kuç – Qeparo.
Faza e dytë do të jetë për aksin Peshkëpi – Selenicë, përfshi urën mbi Lumin e Vjosës që lidh Selenicën me aksin kombëtar rrugor Levan – Tepelenë.
Shpallja e tenderit pritet të bëhet brenda muajit mars dhe pritet që fundi i pranverës do të përkojë me fillimin e punimeve.
Rruga e Lumit të Vlorës aktualisht është një nga rrugët më të amortizuara duke mos pasur asnjë ndërhyrje. Qeveria e djathtë e ka parë këtë zonë si bastion të së majtës duke e harruar ndërsa e majta duke marr votat e sigurta pak e ka vënë ujin në zjarr.
Dita