Brazili ka regjistruar edhe fitoren e dytë në Grupin G duke e mposhtur Zvicrën me rezultat 1-0 në raundin e dytë të fazës grupeve në Kampionatin Botëror.
Pas disa kombinimeve Casemiro realizon një gol mjaft të bukur, duke kaluar Brazilin në avantazh. Këtë herë asnjë pikëpyetje për pozicionin jashtë loje.
Treshja e sulmit për “seleçao” është Rafinja, Riçarlison dhe Xhunior. Ndërsa mesfushori shqiptar nga Kosova që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri do ta nisë sfidën nga stoli.
PËR RENDITJEN DHE KALENDARIN KLIKONI KËTU.
LIVE BRAZIL-ZVICËR 1-0
83′ Kasemiro
NGJARJET KRYESORE
83’ GOOOOL BRAZILI! Kasemiro gjen golin me një gjuajtje të befasishme brenda zonës që thyen ekuilibrin e kësaj sfide.
79’ Antoni harkon në zonë një goditje dënimi nga e djathta, Somer pret topin pa shumë vështirësi.
76’ Sou dhe Embolo i lënë vendin Ebisher dhe Seferoviç në radhët e Zvicrës.
73’ Riçarlison dhe Rafinja lënë fushën e lojës ndërsa aktivizohen Gabriel Zhezus dhe Antoni.
70’ Faulli i harkuar në zonë nuk sjell w rrezik pasi Akanzhi largon sferën.
69’ Vinicius duket i frymëzuar në këto minuta dhe niset me shpejtësi drejt zonës në të majtën, por Akanzhi e ndal me një të shtyrë, duke i dhuruar një faull Brazilit./m.j