Kombëtaret do të kërkojnë 3-pikëshin e dytë, pasi Brazili mundi Serbinë dhe Zvicra, Kamerunin.
Treshja e sulmit për “seleçao” është Rafinja, Riçarlison dhe Xhunior. Ndërsa mesfushori shqiptar nga Kosova që luan për Zvicrën, Xherdan Shaqiri do ta nisë sfidën nga stoli.
64’ Brazili shënon! Vinicius merr një pasim të artë dhe pasi shmang një mbrojtës dërgon topin në rrjetë. Por vëzhgimi me VAR ttegon që ka pozicion jashstë loje gjatë aksionit dhe goli anulohet.
58’ Fred lë fushën e lojës për Bruno Gimaraesh te Brazili. Zvicra ndërron Vargas e Rider për Stefen dhe Fernandes.
57’ Vinicius nga e majta jep një pasim thuajse perfekt me të jashtmen për Riccarlison, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portë së Zvicrës.
54’ Vargas gjen hapësirë për të gjuajtur nga e majta, sfera devijohet jashtë katërkëndorit.
53’ Vidmer sheh shumë hapësirë para tij dhe shpërthen në të djathtën, por pasimi në qëndër ndalet në mënyrë perfekte nga Markinjos e më pas mbrojtësit largojnë topin.
46’ Brazili e nis me zëvendësim pjesën e dytë, duke aktivizuar Rodrigo në vend të Paketa.
/e.d