Tentoi t’i shmangej mjetit të policisë, arrestohet i riu shqiptar në Itali që kishte fshehur kokainën te frenat e dorës
Karabinierët e Compagnia di Fidenza në Itali kanë arrestuar një shtetas shqiptar i cili u kap në automjetin e tij pasi u vu re nga autoritetet duke bërë një manovër të pazakontë që nxiti forcat e rendit të kryenin një kontroll ndaj tij.
Sipas dëshmisë së oficerëve të policisë shtetasi dukej se po synonte të humbiste gjurmët e tij duke ecur më shpejtë me makinë gjë që bëri dhe mjetin e policisë t’i vendoset pas për një distancë prej disa qindra metrash.
30-vjeçari shqiptar gjatë dorëzimit të dokumenteve përkatëse ëshët shfaqur i shqetësuar dhe nervoz pasi sipas autoriteteve italiane nuk kishte respektuar lejen e tij të qëndrimit, por gjatë kontrollit të mëtejshëm policia zbuloi rreth dhjetë doza kokaine të paketuara dhe gati për shitje në dy pako karamelesh të vendosura pranë frenave të dorës.
Gjatë kontrollit të mëpasshëm në banesën e tij është janë gjetur rreth 25 gramë të tjera kokainë dhe një sasi prej 7000 eurosh që dyshohen e kanë ardhur si pasojë e aktivitetit kriminal të shitjes së narkotikëve.
/s.f