Familja mbretërore e Katarit ka një vlerë rreth 300 miliardë Dollarë dhe nuk kanë aspak drojë për të treguar pasurinë e tyre me pallatet e stolisura, makinat më të shpejta dhe superjahtet që posedojnë.
Me rreth 8000 anëtarë, familja drejtuese e cila daton që në shekullin XVII, bën një jetë luksoze me një dosje mbresëlënëse pronash, shkruan “The Sun”.
Familja drejtohet nga 42-vjeçari Emir Tamim bin Hamad Al Thani, i cili vlen 1 miliardë Dollarë. Ai pasoi të atin si Emir i Katarit, ndërsa shumë prej anëtarëve mbajnë pozicione të larta qeveritare.
Burimi kryesor i të ardhurave vjen nga Autoriteti i Investimit të Katarit që kontrollon rezervat e naftës dhe gazit, i ngritur nga qeveria në vitin 2005.
Ata zotërojnë 95% të the Shards si dhe Harrods, ekipit të futbollit Paris Saint Germain dhe kanë aksione në kompani si Porsche, Louis Vuitton dhe Barclays. Vec makinave e jahteve, ata kanë kuajt e racave më të mira dhe linjën e tyre ajrore VIP.
Nga fitimet e saj, shtëpia Thani ka blerë prona luksoze kudo në botë, madje edhe një nga më të kushtueshmet në Britani, të njohur si Dudley, me 17 dhoma gjumi. Prona 200 milionë Dollarëshe njihet si “Shtëpia e Sheikut”, madje nga luksi i saj, edhe vetë Mbretëresha Elizabeth e pati përshkruar se e bënte pallatin Buckingham të dukej “i mërzitshëm”.
Ndër pronat e tjera që zotërojnë është edhe një rezidencë luksoze në Paris me 15 dhoma dhe dy shtëpi në Cornwall Terrace, një nga komplekset më të kushtueshme në botë.
Superjahti Al Lusail ka një vlerë prej 400 milionë Dollarësh, ka sallon bukurie brenda, kinema private dhe është vetëm një këmbë më i vogël se Katara, jahti i babait të Emirit aktual, në shenjë respekti ndaj tij.
Koleksioni i makinave luksoze përfshin një McLaren P1 që kushton 1 milionë Dollarë, Bugatti Veyron me vlerë 2 milionë dhe Porsche 918 Spyder.
/a.r