Policia ka zbardhur vrasjen në Fllakë, të ndodhur sot, ku një person u vra në një atentat pranë shtëpisë.
Sipas Policisë, viktima është Xhevahir Brasha, 42 vjeç me origjinë nga Hasi dhe banues në Fllakë të Durrësit. Policia thotë se Brasha u qëllua nga persona të paidentifikuar me dy plumba në trup.
Po kështu, sipas policisë, ai u gjet i gjallë nga familjarët, por ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Në spital ai ishte paraqitur me emër tjetër, Agim Caka, shkruan Panorama.
“Më date 10.02.2016, rreth orës 19:30, është plagosur me armë zjarri, në hyrje të banesës së tij,pranë Mbikalimit të Fllakës, shtetasi: Xhevahir Brasha 42 vjeç.
Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin, kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”, shkruan deklarata e Policisë.
Sipas dajës së viktimës, ai sapo ishte kthyer nga Anglia.
Panorama