Ervisi deri në moshën 24-vjeçare nuk e dinte se ishte një fëmijë i birësuar, kjo për shkak se kurrë nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë, apo nuk kishte ndier ndonjë diferencim nga prindërit birësues. Por në moshën 24 vjeçare fare papritur ai mëson këtë të vërtetë nga një person i njohur i cili ja thotë këtë në muhabet e sipër.
Mënyrën se si ai e zbuloi se ishte i birësuar e ka rrëfyer në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, në “E Diela Shqiptare”, pa e ditur se babai dhe vëllai i tij biologjik po e dëgjonin.
Ardit Gjebrea: Ti kur e ke marrë vesh se ke qenë i birësuar?
Ervisi: Në moshën 24 vjeç.
Ardit Gjebrea: Si ka mundësi që deri në moshën 24 vjeç nuk pate asnjë shenjë nga askush?
Ervisi: Edhe mua kjo gjë më çuditi shumë, nuk kisha parë asnjëlloj diference.
Ardit Gjebrea: Në fakt kjo gjë ka edhe një motiv se pse nuk të ka shkuar në mendje sepse ti ke edhe një vëlla më të vogël.
Ervisi: Po, Taulantin.
Ardit Gjebrea: Sa vite më i vogël se ty është?
Ervisi: Është 7 vjeç më i vogël.
Ardit Gjebrea: Pra nga historia e prindërve të ty atra mendonin se nuk do bënoin më fëmijë dhe të birësuan. Më pas në mënyrë biologjike mami sjell në jetë vëllain tënd, pas 12 vitesh martesë. Një djalë i adoptuar në shtëpi dhe një djalë biologjik në shtëpi, por ti nuk dije gjë.
Ervisi: Nuk kisha parë asnjë lloj shenje. As nga të tjerët nuk kisha dëgjuar.
Ardit Gjebrea: Ndaj thash se kur i përjeton ato momente, shikon mamin shtatzënë dhe thua kështu kam qenë dhe unë. Po në moshën 24-vjeçare çfarë ndodh?
Ervisi: Një ditë kthehem nga puna e në një bar-kafe takoj dy persona të njohur, dy miq të mi dhe ulemi. Pasi flasim pak tema kaloi te fëmijët e birësuar dhe njëri prej tyre më thotë të birësuarit si puna jote.. unë u preka ngela.
Ardit Gjebrea: Ti mbete i çuditur ç’lidhje kishte kjo bisedë me ty?
Ervisi: Po. Ai e ndërpreu bisedën dhe më tha ti e di? I thashë, po kam dëgjuar diçka. Ndejtëm sa ndejtëm e erdhi koha të largoheshim. Vete në shtëpi me idenë pse ta thotë këtë gjë, po filloja të dyshoja. Kur vete në shtëpi shikoj babain edhe i them dua të them diçka, por unë nuk e besoj për momentin, por kur ti të thuash, po ose jo do e besoj. Dhe i thash sot mora vesh që jam fëmijë i birësuar. Ai ngeli për momentin dhe u mbush me lot. I thash ti e ke bërë pjesën tënde, detyrimin e edukimit dhe të rritjes së fëmijës. Pastaj më tregoi historinë e tij, pas 7 vitesh martesë me nënën tënde ne vendosëm të birësonim një fëmijë sepse nuk po arrinim të na dhuronte Zoti një. Më morën në shtëpinë e fëmijës në Vlorë ka qenë viti 1987 unë isha 2 vjeç. Disa orë më vonë i thash edhe mamasë. Edhe ajo u prek por nuk e dha shumë veten. Me sa duket babai e kishte parapërgatitur.