Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Belgjikës dhe Marokut, sfidë e cila po zhvillohet në “Al Thumama Stadium” dhe e cila është e vlefshme për grupin F të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Katar.
Përkundër dominimit të dukshëm të Belgjikës në 45 minutat e para, asnjë gol nuk u realizua nga ana e tyre, raporton KosovaPress.
68 me 32 ishte përqindja e posedimit të topit në të mirë të Belgjikës, por faza defanzive e Marokut ishte në nivel për të mos lejuar të rrezikohet porta e tyre.
Madje, marokenët shënuan në minutat e fundit të pjesës së parë përmes Hakim Ziyech, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Kanada.