Mes një inflacioni të lartë dhe rrezikut të një recesioni të mundshëm gjatë vitit të ardhshëm, blerësit amerikanë shpenzuan një rekord fitimi prej 9.12 miliardë dollarësh për “Të premten e Zezë”.
Për shumë njerëz, sidomos ata me të ardhura të ulta “E premtja e zezë” është një ngjarje e cila pritet me padurim, e cila nis menjëherë pas Ditës së Falenderimeve. Një rradhë e gjatë prej rreth 30 personash u formua jashtë Best Buy në North Riverside, Illinois, një periferi në jugperëndim të Çikagos, përpara se dyqani të hapej.
Shpenzimet në internet u rritën me 2.3%, një shifër që tregon se blerësit nuk i kanë shpëtuar dot tundimit të zbritjeve të mëdha për çdo produkt nga telefonat inteligjentë tek lodrat.
Adobe Analytics, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar blerjet në faqet e internetit, ka qasje në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85% nga 100 kompani kryesore që tregtojnë në internet në Shtetet e Bashkuara. Ajo kishte parashikuar që shitjet e së “Premtes së zezë” do të rriteshin me një shifër modeste prej 1%.
Konsumatorët u dyndën në dyqane pasi pandemia e Covid-19 mbylli disa prej tyre dhe disa të tjera vendosën rregulla të ashpra për klientët siç ishte mbajtja e maskave si dhe vaksinimi. Amerikanët përdorën telefonat inteligjentë për të bërë blerje dhe sipas ‘Adobe’, blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve në internet gjatë ditës së premte.
/a.r