Shpërthen një sasi lënde plasëse në një dyqan rrobash në lagjen 11 në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës.
Pronarja e biznesit, me inicialet J.K ka dhënë dëshminë e saj në polici e cila menjëherë pas ngjarjes ka shoqëruar disa shtetas në Komisariat, për verifikim.
Durrës/Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
/e.d