Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Fllakë të Durrësit ndërsa informacionet e para flasin për një viktimë të vrarë me armë zjarri.
Mësohet se trupi i pajetë i shtetasit Agim Caka, rreth 40 vjeç, është gjetur në një kanal nga të afërmit e tij, të cilët e kanë çuar në spital me urgjencë.
Burime nga spitali i Durrësit bëjnë të ditur se trupi ka mbërritur i pajetë, ndërkohë që Caka është qëlluar dy herë.
Policia ka nisur menjëherë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur më tej detaje mbi krimin e rëndë.