Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar orën se kur do të nisë protesta e 6 dhjetorit. Ai ftoi qytetarët që të mblidhen në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 12:00.
Mes të tjerash Berisha tha se me këtë protestë opozita do i japë një mësim kësaj qeverie.
“Asnjë prej tyre në jetën tij nuk i ka bërë thirrje policëve; mblidhni vota. Asnjë prej tyre nuk ka ndërtuar në shtetin e tij narko-shtetin si Edi Rama. Këto janë të vërteta. Si shpikëm ne. Janë analistët botërore që i konstatojnë. Asnjë s’ka shkelmuar interesat e kombit siç shkelmon Edi Rama.
Protesta jonë është mesazh i fuqishëm. Ne qëndrojmë për vlerat evropiane, të standardeve demokratike, të votës së lirë, të interesit të lirë. Ai që është sot kryeministër, është fatkeqësi kombëtare. Ndaj dhe ne do jemi në shesh, më të mobilizuar së kurrë. Ditë pune është, se ora 12 është. Kohës i përgjigjesh gjithmonë pa apel. Është madhore. U bëj thirrje qytetarëve të Tiranës, të gjithë biznesmenëve në Tiranë, të martën në 12 në shesh, në rast se nuk vini vetë mos pengoni punonjësit.
Kjo do jetë një protestë paqësore. Ne i dimë detyrimet që kemi për sigurinë, mikpritjen dhe këto nuk i konfrontojmë në asnjë lloj rrethane, por zëri ynë do jetë i pranishëm aty, sepse ky është i vetmi vend në Europë që kërkon të zhdukë opozitën. Ky kërkon të na zhdukë por ne këtë nuk e pranojmë kurrë, ai do përballet me pasojat e këtyre veprimeve. Data 6 do jetë protestë paqësore, por beteja vazhdon, ne do i japim këtij të gjitha mësimet që duhet të arrë dhe meriton”, tha ai./m.j