Rikonstruksioni i dy godinave të tjera në Qytetin Studenti rrezikon të lërë pa strehë 150 studentë. Një përfaqësi e tyre ka protestuar mëngjesin e së mërkurës duke kërkuar zgjidhje nga Bashkia e Tiranës. Të rinjtë thonë se afati I fundit për largimin nga godinat 14 dhe 4 në Qytetin Studenti, është 30 nëntori, por ende nuk u është ofruar një mundësi tjetër strehimi.
Në mbështetje te studenteve ka dalë dhe shoqëria civile. Drejtues të Qëndresës Qytetare akuzojnë drejtuesit e Qytetit Studenti për heshtje dhe neglizhencë ndaj strehimit të 150 studentëve.