Gjatë debatit në studion e emisionit ‘Open’ në News24 gazetari dhe eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi është përplasur me ish-Kreun e Emergjencave Civile Shemsi Prençi teksa ky i fundit tha se në celularin e Sejdarasit mbërritën shifra të rreme në lidhje me përmbytjet.
Sejdarasi u përgjigj duke e pyetur se ku e mori këtë informacion, teksa Prençi iu kthye duke I thënë “t’i lexova në telefon, jam agjent i vjetër unë.
Prençi vijoi akuzat duke e akuzuar Sejdarasin se ka marrë përsiër të gënjejë opinionin publik dhe e sfidoi që ditën e nesërme të shkojë vetë në qytetin e Shkdorës për të matur reshjet, pasi sipas tij ai u informua nga “mashtruesi i KESH-it që e ka vendin në burg”.
Pjesë nga debati:
Prençi: Zoti Sejdarasi mori 2 shifra të rreme në telefon në këto momente nga institucionet shtetërore
Prençi: T’i lexova në telefon, jam agjent i vjetër unë.
Sejdarasi: Po dhe presidentit këtë i bënit, e paskan marrë më qafë Ilir Metën, e paskan marrë më qafë Metën. Bobo çfarë i paske bërë, imagjino Ilir Meta sa ka vuajtur.
Prençi: Ky ka marrë përsipër të gënjejë opinionin publik, mos gënje, ai mashtruesi i KESH-it që e ka vendin në burg po të dërgon informacione të gënjyera. Ti po je ndopak burrë dhe të ka ngelur cipë dil nesër në Shkodër dhe mati reshjet. Mos bëj avokatin e djallit se po të gënjejnë./m.j