Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 31 vjeçarja Marianna Vlachopanou është gjetur e vdekur pranë një vendi jo shumë larg shtëpisë së saj. Trupi i saj i pajetë u gjet i djegur. Mediat greke raportojnë se dyshimet kryesore janë se 31 vjeçarja i kishte vënë flakën vetes duke u vetëvrarë.
Më herët, motra e viktimës tha për mediat vendase se 31 vjeçarja kishte lënë të gjithë gjërat e saj në shtëpi dhe u largua duke marrë me vete vetëm celularin. Ajo zbuloi se në shtëpinë e shoqes së motrës së saj, ishte gjetur një shënim ku zbulohet se e reja kishte pasur një zhgënjim nga i dashuri i saj.
Një tjetër nga skenarët që po hetohet nga policia është dyshimi se e ndjera i ka vënë flakën vetes dhe menjëherë më pas është hedhur nga një lartësi e madhe./m.j