Kandidati në Primare për bashkinë e Tiranës Fatmir Merkoçi u shpreh në studion e Fax News se nëse ai merr votat për të dalë përballë Veliajt, e ka të garantuar fitoren.
Merkoçi theksoi se 6 kandidatët e tjerë demokratë nuk kanë lidhje me atë që ai përfaqëson pasi asnjëri prej tyre nuk ka një vlerë apo kontribut që t’ua shpalosë demokratëve.
“Doja ta shikoja lojën pak politikisht, ashtu siç kam parë shumë gjëra të tjera, dega 9 vlerësoi kontributin dhe figurën time, më kishte propozuar, atëherë mendova se nuk duhet t’i shmangem një gjëje të tillë për aq kohë sa një grup demokratësh e donin.
Unë nuk i trembem betejave dhe prandaj jam sot në këtë garë.Unë jam njeriu më i lirë dhe i pavarur në Shqipëri, nuk pyes njeri, kam traditë politike, e kam marrë nga familja dhe mbetem në politike pavarësisht se nuk kam poste. Këta tipat që marrin mandatin e deputetit dhe e quajnë veten politikan më ngjajnë me ata tipat e para ’90-ës, që me diplomë thoshin jam intelektual. Unë e kam treguar veten time, s’kam dalë ndonjëhere bosh! Të gjithë kandidatët janë funksionarë partie. 6 kandidatët e tjerë s’kanë kuptuar një gjë. Brenda partisë bëhet një betejë brenda llojit dhe jo me kundërshtarin. Mbi bazën e votave nxirret më i miri, këta kandidatë nuk kanë nxjerrë asnjë vlerë apo kontribut të tyren, ky është ndryshimi mes nesh. Unë i shkoj rregullave konservatore, rregullave të lojës, këta s’dinë. Më thoni nëse dikush nga këta ka thënë një kontribut të tyren.
Nuk kam gjë personale, të 6-të nuk kanë dhënë një alternativë të tyren, ndërsa unë i kam shpalosur të gjitha tek demokratët. Jemi parti e djathtë, kjo është konservatorja. Unë s’kam marrë asnjë anëtar të partisë Demokratike në telefon, beteja s’është e vështirë, unë jam i fituar në dy aspekte. Jam më i votuari në këtë pikë, të tjerët nuk kanë asgjë. Nuk po diskutojmë mbështetjen partiake.
Kjo është fitore për mua, nëse unë nuk votohem atëherë do të thotë se jemi në një parti farsë jo e djathtë, dalin ca që s’kanë idenë e politikës. Kjo janë para-politikë, merri me radhë! Këta janë njohur nga karrigia, betejën e kam nisur para partisë, këta janë prodhim partie, këta vazhdojnë me skutat, Rama, Veliaj dhe sorosianët e PD-së. Si bëhen sondazh me 3 kandidatë? Heqin emrin tim dhe thonë të heqim dhe këta tjerët e s’ka gajle. RUnë dua votën e anëtarit të thjeshtë, jo të atyre që u lëpihen deputetëve, po të ishte për post unë kisha marrë dekor nga Presidenti, se kam bërë. Unë nuk shkel mbi varret e të parëve të mi, partia e djathtë ka parime, vetëm me llafe?! Kam pas pistoletën në kokë e s’kam tradhëtuar demokratët, i kemi parë kandidatët e tjerë, kanë marrë lekët e kanë ik. Unë ju dal ballëhapur, nuk korruptohem. Konservatori është gjendje, o je o s’je. Nëse më jepni votën unë ua kthej në fitore, për Veliajn s’bëj diskutim, bashkia e Tiranës është e marrë”-tha Merkoçi.
/e.d