Një ngjarje tragjike është regjistruar në Greqi. Një grua që kujdesej për një të moshuar e ka vrarë atë pas një muaji punë.
Konkretisht 45-vjeçarja e cila kujdesej për të moshuarën lajmëroi vetë policinë mëngjesin e sotëm, duke u thënë nëpërmjet telefonit: “Ejani se e mbyta”.
Sipas mediave greke, në dëshminë e saj, 45-vjeçarja ka thënë para policisë se mbyti me jastëk 75-vjeçaren, pasi sipas saj e moshuara e shqetësonte dhe nuk e linte të flinte gjumë.
/e.d