Turqit kanë nisur avionët e tyre për të bombarduar bazat që planifikuan sulmin terrorist në Stamboll. Sipas tyre janë kurdët pas këtij akti terrorist, ndaj kanë goditur deri më tani 89 objektiva kurde në Siri dhe Irak.
Turqia ka nisur një operacion ushtarak në Siri dhe Irak për të goditur celulat terroriste që sipas saj cënojnë sigurinë kombëtare turke.
Ky operacion në shkallë të gjerë, që deri më tani ka goditur 89 objektiva dhe ka lënë pas shumë viktima. Sipas turqve vjen si hakmarrje për aktin terrorist në Stamboll, sepse pas tij janë kurdët, thonë autoritetet turke.
Turqia nisi sulmet ajrore vdekjeprurëse mbi rajonet veriore të Sirisë dhe Irakut këtë të dielë, duke synuar grupet kurde që Ankaraja i konsideron përgjegjëse për sulmin me bombë në Stamboll.
Avionët luftarakë sulmuan bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe Njësive të Mbrojtjes së Popullit Sirian (YPG), tha ministria turke e Mbrojtjes në një deklaratë.
Sulmet ajrore erdhën pasi një bombë në zemër të Stambollit, më 13 nëntor, la pas gjashtë vitkima dhe plagosi mbi 80 të tjerë.
Autoritetet turke fajësuan për sulmin PKK-në dhe degën e saj siriane YPG-në. Megjithatë, grupet militante kurde kanë mohuar përfshirjen.
Ankaraja dhe Uashingtoni e konsiderojnë PKK-në grup terrorist, por nuk bien dakord për statusin e YPG-së. YPG ka qenë aleate me SHBA-në në luftën kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri.
Sulmet ajrore kishin në shënjestër Kobanin, një qytet strategjik sirian me shumicë kurde pranë kufirit turk, të cilin Ankaraja kishte tentuar më parë ta merrte në planet e saj për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë Sirisë veriore.
Zyrtarët kurdë sirianë ndërkohë kanë pretenduar për vdekje civile nga sulmet ajrore turke në vend./m.j