Banorët e Nju Jorkut, në veri të SHBA-së janë goditur nga një stuhi e rrezikshme që ka marrë disa jetë njerëzish. Dëbora ka arritur gati dy metra në disa zona.
Zona metropolitane e Buffalo është veçanërisht e prekur, raporton Reuters.
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së, periferia e Orchard Park, ku klubi NFL Buffalo Bills luan lojërat e tij, është mbuluar me 196 centimetra borë që nga mëngjesi i të shtunës.
Autoritetet meteorologjike kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për një nga stuhitë më vdekjeprurëse të dëborës në vitet e fundit në Nju Jork.
/s.f