Është anuluar seanca e gjykimit të Fatmir Limajt dhe katër personave tjerë të akuzuar në rastin e ish-Ministrisë së Transportit. Lajmin për anulimin e seancës e bëri të ditur për KALLXO.com avokati Bajram Tmava që mbron në këtë proces Nexhat Krasniqin.
Në seancën e të enjtes ishte paraparë të dëshmonte Vjollca Kelmendi.
Limaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe krim të organizuar në kohën sa drejtonte ish-Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.