Një shkëndijë elektrike ditën e sotme ka sjellë djegien e kabinës elektrike në lagjen Granicë në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas BW, incidenti i ndodhur më herët ditën e sotme raportohet se ka sjellë që gjysma e qytetit jugor të mbetet pa energji elektrike.
Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të ndërhyrë, ndërsa nuk dihet ende se sa mund të zgjasë shkëputja e energjisë elektrike në qytet./m.j